Banorët e lagjes “Budi” në fshatin Bërshi në Bashkinë e Klosit prej 10 muajsh janë në proces gjyqësor me Operatorin e Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike. Një ndër paditësit e kompanisë është edhe Isuf Rexhepi. Ai tregon se në Prill të vitit të kaluar një nga telat përcjellës të OST u këput dhe ka rënë mbi telat e OSHEE, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm tek pajisjet elektroshtëpijake. Isufi thotë se procesi gjyqësor vijon ende, ndërsa ekspertët e ardhur nga Tirana kanë konstatuar dëmin e shkaktuar, e dokumentuar edhe me foto. Ai kërkon që të dëmshpërblehet pasi të gjitha pajisjet elektroshtëpijake i janë djegur si dhe i është prishur i gjithë rrjeti elektrik i brendshëm në banesën e tij.
Seanca e radhës mes denoncuesit Isuf Rexhepi dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit është me datë 12 Shkurt të këtij viti