Davide Myzyri 48 vjeç është arrestuar në Mat pasi ka mbajtur peng për disa orë në makinën e tij një të re, pa dëshirën e saj.

Në pranga ka rënë D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj”, thotë policia.