KLOS / KOLA, TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E FSHATRAVE

Këtë të enjte, një takim i rëndësishëm u zhvillua në bashkinë Klos, me përfaqësuesit e kryesive të fshatrave të kësaj bashkie. Kryetarja e bashkisë, Valbona Kola, ishte organizatorja e këtij takimi që kishte për qëllim diskutimin e problematikave të fshatrave të Bashkisë së Klosit.

Në takim u trajtuan çështje të ndryshme, duke filluar nga rrugët që kërkojnë shtrimin e tyre me çakull, deri te pastrimi i kanaleve për vaditje dhe menaxhimi i ujit të pijshëm. Përfaqësuesit e fshatrave thanë se problemet me pastrimin e kanalit të Klosit vazhdonin dhe kërkuan veprime të menjëhershme në këtë drejtim.

Mbledhja zgjati më shumë se një orë, gjatë së cilës kryebashkiakja Kola premtoi masat e duhura për zgjidhjen e problematikave të referuara nga përfaqësuesit e fshatrave. Ajo theksoi se përqëndrimi i punës së shërbimeve bashkiake do të jetë tek rrugët e fshtrave dhe lagjeve më problematike.

Kryebashkiakja Kola gjithashtu bëri thirrje për mobilizimin e banorëve për të ndihmuar në pastrimin e kanaleve vaditëse, duke i bërë gati për vaditjen e tokës.

Në aspektin e sigurisë, Kola nuk la pa përmendur edhe zjarret që kanë ndodhur në zonë, duke kërkuar veprime të menjëhershme nga përfaqësuesit e zgjedhur të fshatrave që të raportojnë në kohë zjarrvëniet, me qëllim parandalimin e dëmeve prej tyre.

Takimi përfundoi me premtime konkrete dhe angazhime për zgjidhjen e sfidave të komunitetit të Klosit.

Enver Doçi

18 prill 2024

PENSIONISTËT NË MINIERAT E BULQIZËS: REALITETI I VËSHTIRË I PUNËSIMIT TË MËTEJSHËM

Sot, kamerat e televizionit ndoqën një realitet prekës në Vajkal të Bulqizës, ku pensionistët janë të detyruar të vazhdojnë punën, duke u ballafaquar me sfidat e kushteve të vështira dhe pagave të ulëta. Në veçanti, dy pensionistë që kishin punuar për dekada në minierën e Bulqizës u bënë pjesë e fokusit të sotëm.

Kujtim Ternova, një prej tyre, foli për përvojën e tij mbi 35-vjeçare në minierën e Bulqizës, duke thënë se pensioni aktual që merr është aq i ulët sa nuk mund të mbulojë asnjë nevojë të tij të përditshme, duke e detyruar të kthehet në punë edhe pas pensionimit.

…………………….

Në një situatë të ngjashme është edhe Petrit Suroçi, një ish-punonjës i minierës, tashmë i invalidizuar, i cili ndan sfidat e jetës së tij të përditshme me një pension që shpeshherë nuk arrin të mbulojë asnjë shpenzim.

……………………………

Ekspertët e fushës pranojnë se shkaku kryesor i punësimit të pensionistëve është diferencimi i madh mes pagave të punëtorëve dhe pensionistëve, duke bërë që shumë nga kaëta të fundit të jenë të detyruar të qëndrojnë në punë për të mbijetuar.