Emigrantë që jetojnë në vende të ndryshme të europës por edhe botës janë bërë bashkë për tju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit. Me nismën e biznesmenit Asllan Muharremi shumë emigrant kanë dërguar para për të blerë ushqime që po ju ndahen familjeve në nevojë. Nga ana tjetër, Muharremi tha se kjo nismë do të vazhdojë edhe për zona të tjera, ku emigrantët kanë kërkuar që tju ndihmohen familjet në nevojë, si në Frankth, Gërman etj.