Pas largimit të trajnerit Dorian Bubeqi, Klubi i Futbollit “Burreli” nuk ka humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin e tij. Në krye të pankinës matjane do të jetë Klevis Hima, i cili deri tani ka qenë pjesë e ekipit të Laçit në pozicionin e zv/trajnerit. Hima ka një karrierë të gjatë edhe si futbollist, ku ka luajtur për disa skuadra në kampionatet kombëtare të futbollit në vendin tonë. Këtë të shtunë, drejtues të klubit matjan të futbollit bënë prezantimin e trajnerit Klevis Hima para futbollistëve të skuadrës së “Burrelit”. Administratori i KF “Burreli”, Marjan Lleshi kërkoi nga ekipi të jetë kompakt me stafin teknik dhe më kryesorja me trajnerin e ri Hima, për të bërë më të mirën në këtë kampionat futbollistik.

Ndërkohë, vetë tekniku i ri i skuadrës matjane të futbollit, Klevis Hima tha para lojtarëve se nuk është koha për të parë pas, por për të vënë objektiva për të ardhmen.

Sfidat e skuadrës matjane të futbollit sa vijnë e vështirësohen ku në mesin e javës do të presë në shtëpi ekipin e “Bylisit”.