Këshilltari i pavarur i bashkisë Dibër, Astrit Ademi i cili ishte i pari që propozoi titullin “Qytetar Nderi” për kryeministrin Edi Rama,  deklaron për Mat Tv se është shumë mirënjohës ndaj kryeministrit të Shqipërisë si garant i Rrugës së Arbërit. Ai madje mendon se kur të përfundojë rruga e Arbrit do ti bëjë me shpenzimet e tij edhe një bust Kryeministrit Rama, pasi kjo rrugë është shumë e rëndësishme për banorët e bashkisë Dibër.

Kujtojmë se një ditë më parë kryeministri Rama e refuzoi titullin “Qytetar Nderi” të akorduar nga Këshilli i Bashkisë Dibër pasi sipas zyrës së shtypit të Kryeministrit, Edi Rama “ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifikë për politikanët në detyrë”.