Këshilli i Bashkisë Klos zhvilloi mbledhjen e radhës me një rend dite të ngjeshur.
Fillimisht këshilltarët miratuan me disa ndryshime komisionet e përhershme të këshillit propozuar nga kryesia e tij. Në pikën e dutë këshilli miratoi listën e përfituesve të fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin Gusht dhe fondin e papaftësisë së kufizuar për muajin shtator.
Në pikën e tretë këshilli u njoh me raportin e zbatimit të buxhetit për periudhën 6 mujore të këtij viti. Në pikën e katërt këshilli u njoh me projekt-vendimin e ndryshimit të numrit të përgjithshëm të punonjësve të bashkisë Klos për vitin 2019. Ishte vetë kryetari i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha i cili sqaroi projekt-vendimin duke cituar se ulja e numrit të përgjithshëm të punonjësve është bërë mbi bazën e performancës.
Pas diskutimeve Këshilli miratoi projekt-vendimin e paraqitur nga bashkia për uljen e numrit të përgjithshëm të punonjësve me 10% duke e reduktuar nga 244 në 220 punonjës.
Në pikën e fundit të rendit të ditës së sotme këshilli bashkiak i klosit u ndal edhe në zgjedhjen e sekretarit të ri. Kryetarja e Këshillit Bashkiak Valbona Kola propozoi për këtë pozicion Spartak Vokrrin ndërsa nga disa këshilltar u propozua të qëndrojë në detyrë Mentor Murati. Propozimet u hodhën në votim dhe me 12 vota kundrejt gjashtë votave të Mentor Muratit u zgjodh sekretar i Këshillit të Bashkisë Klos për katër vitet e ardhshme, Spartak Vokrri.