Këshilli i Bashkisë së Bulqizës ka zhvilluar këtë të enjte mbledhjen e fundit për këtë vit kalendarik ku pati për shqyrtim dhjetë pika në rendin e ditës. Këshilli e nisi mbledhjen me miratimin e rendit të ditës e më pas kaloi në shqyrtimin e pikave një e nga një. Me të gjitha votat e pranishme, këshilli miratoi projekt-vendimin “Për dhënien e ndihmës ekonomike nga grandi 6% te fondeve të deleguara për muajin nëntor 2024 ”. më pas këshilltarët miratuan vendqëndrimin e taksive në qytetin e Bulqizës. Në pikën e katërt, këshilli diskutoi dhe miratoi listën prioritare të investimeve të pritshme për vitin 2025 në Bashkinë Bulqizë.

Më pas, këshilli diskutoi projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm. Kjo pikë mori diskutime dhe debate edhe nga këshilltarët e opozitës të cilët e cilësuan si jo të drejtë dhe jo në propocion me prioritetet sipas zonave. Megjithatë, pas shumë diskutimeve, projekt-buxheti gjeti dakordësinë e këshilltarëve të majtë.

Në pikat pasardhëse, me shumicë votash u miratuan projekt-vendimet për programin përfundimtar buxhetor afatmesëm 2025- 2027 ”, Kalendarin e përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2026-2028 dhe buxhetit vjetor 2025 ”, dhënien e bursave të shtetit për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, banorë të Bashkisë Bulqizë për vitin shkollor 2024-2025 ” si dhe dhënien e bursave të shtetit për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, banorë të Bashkisë Bulqizë për vitin shkollor 2024-2025 ”.