Është zhvilluar me debate mbledhja e Këshillit të Bashkisë Dibër. Në pikën e parë të rendit të ditës ishte vendosur dorëheqja e sekretarit aktual Afrim Mikli, ndërsa u kërkua që të votohej një emër tjetër i propozuar nga kryetarja e Këshillit Bashkiak. Në këtë pikë pati debate nga këshilltarët e Partisë Socialdemokrate të cilët kërkuan që zgjedhja e sekretarit të ri të këshillit të bëhej mes dy emrave ku njëri u propozuar prej tyre. Por ky propozim nuk u mor parasysh, duke bërë që në sallë të kishte debate dhe pika të shtyhej për një mbledhje tjetër.

Këshilli më pas miratoi mes debatëve dhe rrëmujës, projekt-vendimin për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Tetor 2023 të familjeve që janë përjashtuar nga sistemi për arsye të pikëzimit duke përdorur fondin e kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri në 6%.

Mes debateve dhe kundërshtive nga këshilltarët e opozitës këshilltarët miratuan edhe projekt-vendimin për numrin e përgjithshëm të punonjësve të Bashkisë Dibër për vitin 2024, projekt-vendimin për ndryshimin e nivelit të pagave të Administratës së Bashkisë Dibër dhe projekt-vendimin për nxjerrje jashtë përdorimit të aktiveve afatgjata materiale të Bashkisë Dibër.