Rekamë

Është finalizuar këndi i parë ekologjik i lojërave për fëmijë në hapsirën midis dy kopshteve numër 1 dhe numër 2 të qytetit të Burrelit. Projekti në fjalë është i Bashkisë së Matit, ndërsa zbatimi i tij është bërë nga një grup prej 25 të rinjsh vullnetarë, të ardhur nga Gjermania si pjesë e organizatës “Kukuk Kultur”. Finalizimi i këtij projekti është bërë ditën e premte, ku i pranishëm ishte edhe vetë kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj. Në fjalën e tij, Malaj falenderoi grupin e të rinjve për punën e bërë si dhe sjelljen e një risie në qytet, atë të parkut ekologjik. Në shenjë falenderimi, Malaj ju dorëzoi atyre një Certifikatë Mirënjohje nga Bashkia e Matit.

Një park i tillë ekologjik, po nga i njëjti grup të rinjsh vullnetarë nga Gjermania, pritet të ndërtohet edhe në hapsirën e brendshme të parkut “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” të qytetit të Burrelit.