Kjo është banesa e familjes Kadiu nga fshati Bejn i Bashkisë së Klosit. Si shumë banesa të tjera, edhe kjo u dëmtua rëndë nga tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit të vitit 2019. Në atë kohë komisionet e ngritura për verifikimin e dëmeve nga Bashkia Klos e nxorrën të pabanueshme ndërtesën, duke ju kërkuar familjarëve që të mos vijonin të jetonin në të. Por mospërfshirja nga Këshilli i Ministrave në zonën e emergjencës së krijuar nga tërmeti i katër viteve më parë, të dëmtuarit në Klos kanë mbetur në mëshirë të fatit. Pashe Kadiu thotë se për banesën e saj i janë dhënë vetëm 120 mijë lekë të rinj, por që nuk janë aspak të mjaftueshme për të ndërtuar banesë të re. Ajo shprehet se në pamundësi për të ndërtuar vetë një banesë, rrezikojnë jetën duke qëndruar nën strukturën aspak të sigurtë të shtëpisë së tyre.
Nga ana tjetër, Pashe Kadiu thtoë se më e vështirë mbetet stina e dimrit për shkak të të ftohtit dhe sa herë ka reshje shiu, uji hyn brenda për shkak të dëmtimit të banesës. Ajo kërkon një banesë të re të sigurtë, pasi po i rrezikohet jeta në atë aktuale.