Situata me djegien e mbeturinave në qafën e Buallit vijon të mbetet e njëjtë. Ndonëse intensiteti i flakëve ka rënë, mbeturinat në këtë zonë vijojnë të digjen.
Pak ditë më parë, ekspertët ngritën alarmin për shkak të ndotjes së madhe që shkaktohej si pasojë e djegies së mbeturinave të ndryshme e kryesisht ato plastike. Kimikatet që dalin nga djegia e këtyre mbetjeve e kishin më të lehtë shpërndarjen në këto temperatura përvëluese që kanë mbërthyer vendin.
Ndonëse u sugjerua që ato të fikeshin dhe të mbuloheshin me dhe, situata mbetet e njëjtë.
Mbeturinat vijojnë të digjen, ndërsa nuk shihen masa të marra për ta eleminuar këtë problem madhor që ndot ekosistemin por edhe është i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve.