Vendi ynë është p[ërfshirë nga një mot i paqëndrueshëm që prej mbrëmjes së të Hënës. Në të gjithë vendin, gjatë ditës së sotme ka patur reshje shiu, me intensitet të ulët dhe të mesëm.

Reshjet e shiut kanë bërë që temperaturat të zbresin me 6 gradë Celsius, ku një ditë më parë termometri arriti vlerën maksimale 21 gradë Celsius, ndërsa të martën vlera më e lartë u shënua 15 gradë Celsius.

Rënie ka pësuar edhe vlera minimale ku një ditë më parë ishte 12 gradë ndërsa sot në 8 gradë Celsius.

Por, shërbimi meteorologjik parashikon përmirësim të kushteve atmosferike në orët në vazhdim. Kështu, në Mat, pritet që të Mërkurën, temperatura maksimale të ngjitet në 22 gradë celius dhe ajo minimale në 10 gradë Celsius. Temperaturat pritet të vijnë në rritje deri të Premten, ku pritet që vlera maksimale të arrijë në 28 gradë Celsius dhe ajo minimale në 19 gradë Celsius.

Në fundjavë pritet rikthimi i reshjeve të shiut dhe ulje të temperaturave.