Një konflikt për motive pronësie është parandaluar ditën e sotme. 30-vjeçari Besmir Caka është vënë në pranga pasi ka kanosur për motive pronësie, me një armë gjahu, anëtarët e një familjeje,  shtetasit Gj. P., D. P., R. P. dhe L. P.

“Shërbimet e Policisë Mirditë, pasi kanë marrë njoftimin për një konflikt mes fqinjëve në fshatin Kthjellë e Epërme, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe vënien në pranga të shtetasit B. C., 30 vjeç, banues në Kthjellë e Epërm, Mirditë”, njofton policia.