Një 23-vjeçar është arrestuar në Kurbin pas sinjalizimit nga qytetarët për kanosje. Sipas policisë pas një konflikti me çiftin P. N. dhe V. N., një i ri 23-vjeçar ka shkuar dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre.
Policia më pas ka neutralizuar dhe arrestuar 23-vjeçarin D. Gj., si dhe është sekuestruar arma e zjarrit automatik, me të cilën i riu ka qëlluar në ajër. I riu do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe atë të kanosjes.