Kandidati i Rithemelimit të PD në Dibër, Përparim Kryemadhi në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV u shpreh se ai i përket PD që nga fillimet e saj dhe se në këtë garë është për zgjedhjen e demokratëve.

Teksa pret zyrtarizmin e kandidaturës së tij, Kryemadhi tha se do vijohet me një program të qar   të për Dibrën, ku një nga problematikat më të mëdha për të mbetet sakavica.

Ai tha se për të ka menduar që të organizohet një referendum me qytetarët ku të jenë ata që të vendosin se cila do të jetë më e mira për interesin e tyre.

Unë në prezantimin që bëmë dje mu desh të ndalesha pak hollësisht në prezantimin tim sepse unë i përkas PD që nga fillimi i saj, dhe jam për zgjedhjen e demokratëve në këtë garë nuk është hera e parë që hymë në garë me koalicione, dhe besoj se dhe këtë herë do të funksionojë shumë mirë pasi qëllimi ynë është ti shërbejmë këtyre qytetarëve qofshin nga LSI, PD etj. Këtë herë nuk besoj që qytetarët e Dibrës do vazhdojnë të qeverisen nga e majta.

Ndërsa së shpejti sapo të zyrtarizohen kandidaturat do jemi me një program të qartë për Dibrën dhe pavarësisht se mandati është vetëm një vit, përpjekjet do të jenë maksimale që të lehtësojmë jetën e përditshme të qytetarëve. Problemet në rrethin e Dibrës janë të mëdha. Një problem që është shqetësuese është se Dibra ka problem Skavicën, PD ka qenë gjithmonë për një zgjidhje me diga të vogla dhe ajo që kam unë në mendje është që të bëjmë një referendum për të parë se cila është zgjidhja më e mirë për qytetarët e Dibrës. Ajo që do vendosin qytetarët, për atë do punohet fortë që të mos preken interesat e tyre.