Banorët e fshatit Vojnik në Njësinë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër vijojnë tju bëjnë apel instancave shtetërore që të ndërhyjnë dhe të sigurojnë kabinën elektrike, pasi po ju rrezikohet jeta. Kjo kabinë është prej vitesh në një gjendje të tillë dhe në të mund të hysh lirshëm. Më shumë rrezik përbën për fëmijët të cilët luajnë aty rrotull. Ndërkohë vetë banorët tregojnë se ka patur shumë raste ku brenda saj janë futur lopë apo të imta që në kontakt me rrymën kanë ngordhur. Banorët kërkojnë që të merren masa sa më parë dhe të paktën të bllokohet hyrja e lirshme në kabinë për fëmijët pasi në mungesë të informacionit të rrezikut ata mund të biejnë në kontakt me korentin dhe të humbin jetën.

  Kabina elektrike ndodhet pranë rrugës nacionale Shupenzë – Maqellarë, por edhe pse shihet nga kushdo që kalon në këtë rrugë, nuk është marrë asnjë masë për të vendosur një derë që të rrisë sigurinë e jetës së banorëve që jetojnë aty rrotull.

Enver Doçi