Mungesa e një dere për të mos lejuar që çdo person të futet brenda në kabinën elektrike, po rrezikon jetën e banorëve të fshatit Shulbatërr në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit. Banorët kërkojnë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të ndërhyjë menjëherë pasi situata është vërtetë serioze. Për shkaktë mungesës së sigurisë, në transformator kanë mbetur kafshë të cilat janë futur brenda. Banorët i frikësohen fëmijëve të cilët mund të futen aty dhe të humbin jetën nga kontakti me rrymën elektrike. Duke qenë se kabina elektrike ndodhet afër banesave, banorët kërkojnë që OSHEE të paktën t’i vendosë një derë, në mënyrë që të shmanget hyrja e çdo personi apo kafshe në të.