sh kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë prezantimit të partisë së saj Lëvizja për Ndryshim, ku në përbërje do të ketë të rinj dhe profesorë të cilët nuk kanë qenë të angazhuar me asnjë parti politike më parë, është shprehur e vendosur se nuk do të qëndrojë më anash dhe as të heshtë.

Ish-deputetja demokrate nuk ka lënë pa thumbuar edhe kreun e Partisë Demokratike, ku sipas saj kanë nisur fushatën duke sulmuar një lëvizje ende të pakrijuar, ndërkohë që ka shtuar se 3 milionë shqiptarë nuk mund të mbahen peng nga 3 kryetarë.

Pjesë nga fjalimi i Jozefina Topallit: Jam ndjerë e emocionuar kur një grup të rinjsh më ftuan për një kauzë të fortë dhe patriotike. Ku ka më mirë dhe shpresëdhënëse sesa këtë lëvizje ta filloj brezi i ri. Unë jam inkurajuar nga kauza dhe nga mbështetja përmes kësaj kauze. Unë dua të falenderoj edhe miqtë amerikan që janë të pranishëm. E trishtueshme është sesi vendi po braktiset. Por e vendosur jam për të mos qendruar anash për të mos heshtur, jam sot për të mbështetur këta të rinj drejt një projekti të ri. Që ne jemi në mes të një krizë kjo është e dukshme, ekonomia është tkurrur. Shumë shkolla vazhdojnë që të mbyllen se në rrethe nuk ka më fëmijë.

Ne vazhdojmë të jemi në një vend ku ka pensione 100 euro. Në një vend ku nuk rriten rrogat po rriten çmimet. Në vendin tonë askush nuk i del për zot një individi në vështirësi. Një ditë diku do të takohemi më këto sfida. Nuk kemi kohë që të presim. Fushata ka filluar me foto. Me po ato të tre që bashkohen për të ruajtur karrigen e vet. Ndërkohë që interesi publik është larg karriges së treshes. Ato vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata.

Kush duhet të ikë nga ky vend, kush duhet të punojë këtu. Ata do të bëjnë çdo gjë për të mbajtur stolin politik. Duan të zhdukin të vërtetën por e vërteta është Lëvizja jonë. Po sulmojnë më brutalitetin krijimin e një lëvizje të re. Praktikisht fushata ka nisur. Më shumë se kundër qeverisë është kundër lëvizjes që sapo ka nisur. Gabojnë që po sulmojnë të rinjtë. Sa për mua më kujtojnë vetëm kohën e vjetër. Tre kryetarë nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë.