Jep dorehejen Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato. Vendimi i saj vjen pas përplasjeve te fundit per ceshtjen e pezullimit te rruges Kardhiq- Delvine dhe kallëzimit te kompanise Gjoka konstruksion për tenderin e këtij aksi. Në një
postin ne faqen e saj te Facebbokut Sonila Qato rendit arsyet e doreheqjes duke shpjeguar kallëzimin e bere disa ditë më parë te prokuroria e krimeve te renda për korrupsion duke shtuar se per kete ceshtje ka respektuar ligjin
Jam e keqardhur për gjithë këtë zhurmë dhe e lënduar nga spekulimet jashtëzakonisht të mëdha në media mbi procedurat e ndjekura në respektim të ligjit dhe dokumentacionin zyrtar që ka të bëjë me rastin në fjalë. Por jam edhe në pamundësi normaliteti në një punë që s’ka as orar dhe as ditë pushimi, sepse kërkon angazhim ekstrem mendërisht e fizikisht.

Qato shpjegon se do te perballet me akuzat qe firma gjoka shpk i ka drejtuar ne lidhje me tenderin e rruges Kardhiq Delvine

Nga njëra anë më duhet të përballem me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e pafundme të çudirave mediatike dhe nga ana tjetër duhet të administroj punën e përditshme dhe projektet infrastrukturore (pjesë e kësaj pune është edhe kompania që akuzon).

Pak dite me parë ministrja e Infrastruktures Belinda Ballluku pezulloi projektin per Kardhiq Delvine dhe u shpreh se ky veprim nuk është tragjedi sepse ka rruge te tjere që janë më emergjente për tu rindertuar. Ky tender u fitua firma IRCOP-, e cila mësohet se dha ofertën me çmimin më të lartë. Por gjoka shpk u ankua te Komisioni i prokurimeve publike e cila i dha te drejte dhe ofera e kësaj kompanie ulte faturën për taksapaguesit me 4 milionë euro. Por si asnjeherë më parë, ARRSH refuzoi për një muaj rresht të zbatonte vendimin e Komisionit të Prokurimeve Publike. më pas Ministria e Infrastrukturës ka udhëzuar Autoritetin Rrugor që të anullojë tenderin duke e shtyrë ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë