Stiven Bregu nje djale 18 vjecar ka fituar zemrat e mijerave nxenesve ne Britanine e Madhe, kjo per shkak se shteti do ta ekstradoje ne Shqiperi për arsye se ai po qëndron në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Shqiptari u dërgua në Britani nga nëna e tij kur ai ishte vetëm 13 vjeç, kundër dëshirës së tij, për ta shpëtuar atë nga dhuna në familje.
Mesuesi i tij kujdestar, Rob Shoë, qe prej se martes ka nisur nje peticion kunder debimit te Stivenit dhe deri më tani jane mbledhur 6 mije firma nga nxenesit e Tempëll Skull.
Sipas Shoë, 18 vjeçari sapo ka përfunduar shkëlqyeshëm provimet ne biologji, kimi dhe matematikë, ndërsa drejtoresha Elisabeth Gilpin e përshkroi atë si një “nxënës të rrallë dhe një pasuri të madhe për shkollën”.
Stiven është cilësuar si një student i cili në të ardhmen ka përmisa për tu shndërruar në një lider, ky konstatim vjen pasi Steven përfundoi me sukses Programin e Lidershipit të Qytetit. Shqiptari foli edhe në Samitin e Parlamentit Global të Kryetarëve të Bashkive në tetor të vitit të kaluar dhe mori një perkrahje te madhe.
Ai ka lidhur marrëdhënie të forta me shumë persona dhe ka një rreth shoqëror mjaft të gjërë si roli i tij në shkollën që ai frekuenton është mjaft i rëndësishëm. 18 vjeccari është cilësuar nga komuniteti ku ai jeton si një model shëmbullor që duhet ndjekur nga të gjithë bashkëmoshatarët e tij.