Forcat e Guardia di Finanza dhe personeli i Agjencisë Doganore sekuestruan afro 538 kg kokainë të pastër në Sampierdarena gjatë një operacioni të koduar ‘Sleet’.
Sekuestrimi i sasisë rekord të sumbstancës sëpaligjshme ndodhi në portin e Xhenovas. Droga ishte fshehur në 19 çanta dhe ishte e ndarë në 493 pako, në një kontenier me prejardhje nga porti kolumbian i Kartagjenës ndërsa destinacion kishte Napolin.
Kokaina, nëse do të hidhej në treg, do ti kishte sjellëtrafikantëve mbi 200 milionë euro.
Autoritetet kanë rritur shkallën e monitorimimeve në portin qendror të Xhenovës për shkak të flukseve të tregtisë detare. Nga skanimet e kontenierëve gjatëkohëve të fundit, është arritur të zbulohet dhe sekuestrohet sasi masive droge. Janarin e vitit të kaluar, gjithmonë në portin e Xhenovas, Gdf dhe Dogana zbuluan mbi 2 ton kokainë.
Operacioni, në të cilin bashkëpunuan autoritetet franceze, u koordinuan nga Drejtoria e Departamentit të Anti-Mafiave dhe Anti-Terrorizmit pranë Prokurorisë së Xhenovës.
Aksioni është përshëndetur edhe nga Ministri iBrendshëm Matteo Salvini. Në një status në tëitter, Salvini shkruan se nuk do të ketë asnjë tolerancë për trafikantët e drogës dhe mafias.