Një 17-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje ka rënë ditën e sotme në prangat e policisë së Bulqizës.

Policia njofton se 17-vjeçar është shtetasi E. D., banues në Bulqizë. I mituri dyshohet se është autor i vjedhjes së një dyqani të një shtetasi.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi E. D., u procedua penalisht në gjendje të lirë.

“Nga shërbimet e Postës së Policisë Shupenzë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë është zbardhur dhe dokumentuar një vjedhje prone e ndodhur më parë, si rezultat i të cilit u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim policor E. D., 17 vjeç, banues në Bulqizë, si autor i dyshuar i vjedhjes së dyqanit të një shtetasi. Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi E. D., u procedua penalisht në gjendje të lirë.”- thuhet në njoftimin e policisë.