Elidon Selaci “tundohet” nga disa oferta. Gardiani që e mbylli sezonin para kohe pasi ishte pjesë e Kamzës, ka oferta konkrete nga Shqipëria dhe Kosova. “kategoriaepare” ka mësuar ekskluzivisht se një ndër ekipet e interesuara në Dardani është Liria e Prizrenit, që drejtohet nga shkodrani Samuel Nikaj. Por, ish-portieri i Korabit, Burrelit dhe disa ekipeve të tjera nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, pasi nuk mungojnë ofertat nga Shqipëria.