Bylisi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 në transfertë ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”. Një fitore e mundimshme e djemëve të Dovedan, por që njëkohësisht marrin vendin e dytë, me vetëm një pikë larg Partizanit.

Në deklaratën pas ndeshjes, i emocionuar u shfaq edhe mesfushori i Bylisit, Donald Mëlluga. Në intervistën për “Supersport” ndërkohë ka shfaqur edhe emocionet e intervistës së parë. “Ne kemi arritur të fitojmë një ndeshje të vështirë, pasi edhe Vllaznia ka luajtur futboll të mirë. Tani shpresojmë të ecim me këtë vazhdimësi. E prisja më të vështirë Superioren dhe pavarësisht mungesave tona, arritëm t’ia dilnim duke e merituar fitoren 90%.

Në fakt jam shumë i emocionuar që po dal në televizor, pasi është hera ime e parë. Shokët po më ngacmonin në dhomat e zhveshjes kur më thërritën dhe mezi po presin që unë të bëj një gabim”, ka thënë Mëlluga. /Sport Ekspres/