Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar këtë të hënë foton, emrin dhe të dhëna rreth gjendjes se rëndë shëndetesore, në të cilën ndodhet, i riu 17-vjecar që u aksidentua nga gazetarja Mira Kazhani, një javë më parë.
Ai quhet Nertil Pëllumbi dhe sipas të dhënave të publikuara nga ish-kryeministri, ngjarja është fshehur dhe për mbi 1 javë, ndërkohë që familjarët nuk u njoftuan. Ish-kryeministri shkruan se 17-vjeçari i aksidentuar nga gazetarja Mira Kazhani prej 9 ditësh po lufton me vdekjen në gjendje kome, ndërkohë që për të fshehur ngjarjen, asnjë nga familjarët e tij nuk u njoftua.
Këta të fundit janë drejtuar disa herë në komisariatet e policisë së Tiranës, po nuk morën asnjë informacion për djalin e tyre. Pas shumë tentativash nga ana e familjarëve, të premten ata denoncuan në polici zhdukjen e të afërmit të tyre. por vetëm të shtunën e kaluar, nëpërmjet njohjeve të tyre, ata arritën ta merrinin informacion se 17-vjeçari Nertil Pëllumbi është në spitalin e Traumës në kryeqytet. Familjari i Pëllumbit shton faktin se gazetarja Mira Kazhani ishte e dehur në kohën që ka kryer aksidentin.
Nertil Pëllumbi, është i riu që u aksidentua nga gazetarja Mira Kazhani, rreth një javë më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Raportimi paraprak ishte se i riu është jashtë rrezikut për jetën, por që prej atij momenti nuk pati më të dhëna për gjendjen e tij.