Ish deputetja Cupi: Opozita ka popullin me vete, fiton nëse mbahen nesër zgjedhjet

Share

Ish-deputetja e PD Dhurata Çupi e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se opozita ka sot popullin shqiptar me vete.

Çupi shtoi se opozita e bashkuar fiton, nëse mbahen nesër zgjedhjet.

“Opozita ka sot popullin shqiptar me vete. Ne nisemi me mentalitetin e fituesit. Nesër nëse mbahen zgjedhjet, opozita e bashkuar del fituese. Kjo maxhorancë është degjeneruar, ka vjedhur votat dhe ëkështu është edhe përpara popullit shqiptar. Nëse nesër shkohet në zgjedhje të ndershme, ne fitojmë”, tha Çupi.

Read more

Local News