Xhemal Gjunkshi, ish deputeti i partisë demokratike ka lëshuar deklarata të forta nga studio e Fax News. Ai ka thënë që në Dibër as Edi Rama nuk ka më asnjë gjë në kontroll pasi është Ymer Lala ai që bën ligjin. Ai ka vazhduar më tej duke akuzuar edhe ministren Xhaçka.
Në deklaratën e ti ai tha:
“Është një person që bën ligjin në Dibër, quhet Ymer Lala dhe drejton gjithçka, është një ministre e Mbrojtjes Olta Xhaçka që rri me orë të tëra me të në hotel dhe i tthërrisnin drejtorët një nga një lart. Nuk ka Parti Socialiste, më vjen keq. Edhe socialistët e ndershëm të Dibrës e dinë shumë mirë. Për çfarë mund të shkojmë ne në zgjedhje. Këtij kryeministri i duhet thënë stop, sepse është në gjendje të bëjë çdo lloj pazari në interest ë ruajtjes së pushtetit.
Janë bërë ndryshime në Polici, pse nuk u ndryshuan në në këtë qytet. Janë prej 5 vitesh të njëjtën që e mbollën drogën, e shitën atë dhe bëjnë ligjin. Sot në Dibër nuk drejton Edi Rama, atje ligjin e bën Ymer Lala, kontrollon policinë, gjykatën prokurorinë, askush nuk e pyet Ramën në Dibër”.