Isaku: “AKEP po prish tregun e konkurencës”

Share


Kryetari i Shoqatës së Rrjetit të Televizioneve Lokale dhe Kabllore Edmond Isaku, fajëson Autoritetin e Kominikimeve Elektronike dhe Postare për lejimin e piraterisë nëpërmjet linjave të internetit. Sipas Isakut, AKEP ka dhënë liçenca ose lejon që kompani të ndryshme të shpërndajnë kanaleve televizive nëpërmjet internetit, në kundërshtim me rregullat e Autoritetit të Mediave Audiovizive. Kreu i Shoqatës së Rrjetit të Televizioneve Lokale dhe Kabllore Edmond Isaku, tha se pritet përgjigje nga AMA, në të kundërt çështja do të shkojë në gjykatë për prishje të tregut të konkurencës duke vepruar në informalitet.
Nga ana tjetër, ISaku tha se Rrjeti i Televizioneve Lokale dhe Kabllore, ka qenë korrekt historikisht me të drejtat e autorit, por edhe në këtë pjesë, po rriten tarifat duke u bërë të papërballueshme.

Read more

Local News