Infermierët që shërbejnë në spitalet ku janë aktualisht të shtruarit me Covid-19 janë në frontin e parë të lfutës bashkë me mjekët. Një ndër ta është edhe kryeinfermieri i spitalit infektiv në Tiranë, Ilir Velsula. Në një intervistë për Mat Televizion, Ilir Velsula me origjinë nga Xibri, thotë se puna e personelit shëndetësor është e jashtëzakonshme, me orare të zgjatura dhe kujdesin e madh që duhet të tregojnë jo vetëm për pacientët por edhe për veten e tyre, për të shmangur kështu infeksionin e mundshëm nga virusi korona. Por një tjetër detaj që tregon kryeinfermieri i spitalit infektiv apo siç njihet Covid1, Iliri Velsula, veç kujdesit shëndetësor që tregojnë ndaj pacientëve ata mundohen t’i mbajnë lart edhe moralisht, për tju larguar frikën e cila ndikon edhe në imunitetin e trupit. Personeli shëndetësor është në vijën e parë të luftës me Covid-19 i cili deri tani ka shkaktuar në mbarë botën më shumë se 136 mijë viktima dhe 2 milion e 100 mijë të prekur.