Ballina POLITIKE Intervista me anëtarin e kryesisë së FRPD Malbor Duka: Nesër selia e...

Intervista me anëtarin e kryesisë së FRPD Malbor Duka: Nesër selia e PD i kthehet demokratëve

0

Partia Demokratike po kalon një periudhë të turbullt të historisë së saj teksa është ndarë në dy fraksione, PD zyrtare me kryetarin aktual Basha si dhe ndjekësit e Berishës dhe drejtuesve të tjerë të dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit.

Kjo përplasje pritet të ketë një tjetër episod ditën e nesërme ku ndjekësit e Berishës do kërkojnë ti marrin Basha edhe selinë e këtij subjekti.

Lidhur me këto ngjarje politike , mattv.al ka intervistuar anëtarin e kryesisë së FRPD Malbor Duka i cili ka qënë një nga figurat më aktive nga lëvizja e Berishës.

Matjani Duka njihet edhe si një nga drejtuesit e protestës së studentëve të dhjetorit 2018 dhe sipas tij protesta e nesërme ka ngjashmëri me lëvizjen studentore për shkak të pakënqsisë së akumuluartek njerëzit dhe mbushjen e shesheve me njerëz.

Intervista e plotë me Malbor Dukën- anëtar i kryesisë së FRPD.

Si pjesëmarrës në protestën e studentëve të dhjetorit 2018 ku ishit një ndër figurat më aktive, a ka të përbashkëta ajo lëvizje me protestën e nesërme para selisë së PD?

Protesta e studenteve te dhjetorit 2018 kulmoi si rezultat i akumulimit te nje sere pakenaqesish nga ana e studenteve duke filluar nga tarifat e larta; infrakstruktura; niveli mesimdhenies etj.Ndersa protesta e neserme vjen si rezultat i situates se krijuar nga lidershipi i zotit Basha dhe fakti qe PD vijon te jete ne opozite prej 3 mandatesh tashme. Cdo vit e me shume kjo parti po shkon drejt autoritarizmit dhe po humbet elektorat per shkak te arrogances se drejtuesve te saj. E perbashketa midis ketyre 2 ngjarjve te medha qendron ne faktin qe te dyja ndezen shpresen e opozitarizmit ne vend duke iu rikthyer mediumit te demokracise, sheshit.


Anëtarësia e FRPD ishte organi i parë i PD i cili i kërkoi llogari Lulzim Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD, kishte përplasje mes anëtarësisë për këtë “rebelim” ndaj kreut të PD apo ishit të gjithë dakort?

Kryesia e Forumit Rinor të Partisë Demokratike ishte në të vërtetë e para qe reagoi ne lidhje me perjashtimin e zotit Berisha dhe kerkoi qe te merrej mendimi i anetaresise ne lidhje me 1 vendim kaq te rendesishem dhe ky te mos ishte një tjeter vendim personal i zotit Basha ne vazhden e shumë vendimeve personale qe ai ka marre gjithe keto vite. Kryesia iu drejtua me 1 kerkese zyrtare se ciles ai akoma nuk i eshte pergjigjur. Shumica derrmurse e anetaresise se FRPD ka zgjedhur te jete ne anen e drejte te historise duke mbeshtetur foltoren si nje instrument demokratizimi gje e cila u pa dhe ne takimin masiv te foltores me rinine ku gati 1500 te rinj ishin prezent tek Amfiteatri i Akademise se Arteve ku u diskutua hapur dhe sy me sy ne lidhje me problemet reale te kesaj force politike.


Siç është parë edhe në media Basha ka nisur fortifikimin e selisë së PD në mënyrë që protestuesit mos të futen brenda, a ka ndonjë plan të FRPD për të thyer këtë barrikadë të kryedemokratit?

Ne te vertete per mua si anetar i Partise Demokratike me shume sesa ana teknike apo organizative eshte e rendesishme qe ky ngerc te zgjidhet. Dhe ngerci politik zgjidhet gjithnje me vullnet politik. Nje vullnet i cili nga njera pale fatkeqesisht mungon pasi refuzom te pranoje qe ne kete parti ka 1 problem dhe vijojne ta mbajne te mbyllur ate.
Diten e neserme shpresoj dhe besoj qe selia e Partise Demokratike do iu rikthehet shumices derrmuese te demokrateve dhe nga selia e bravave dhe dyerve te mbyllura te kthehet ne seline e garave te hapura , meritokracise dhe lirise.Pamje te tilla te shemtuara me te cilat jemi perballur ditet e fundit do te jene vecse 1 kujtim i hidhur ne memorien e demokrateve.


Sa masive ka qenë pjesëmarrja e të rinjve të Matit në këtë nisëm të kryesuar nga Berisha?

Nisma e zotit Berisha eshte nje nisme e cila qe ne hapat e pare te saj eshte perqafuar nga rinia ne te gjithe Shqiperine. Mjafton 1 fakt i thjeshte per ta konfirmuar kete. Ne te gjitha qarqet e Shqiperise me perjashtim te njerit drejtuesit e Forumit Rinor kane qene prezent ne foltoret e zotit Berisha. Dhe ne foltoren e Matit kryetarja e forumit por dhe anetare te tij kane qene prezent duke konfirmuar mbeshtetjen e tyre per kete nisme.


Së fundmi një pyetje për karrierën tënde politike, a është drejtimi i FRPD një objektiv në të ardhmen për ju?

Ne keto momente me e rendesishme per mua por edhe per cdo demokrat eshte fati i Partise Demokratike. Ne momentin qe situata ne PD do te marre drejtim Forumi Rinor do ti nenshtrohet nje proces legjitim , konform statutit dhe model per nga transparenca. Deri atehere do te shpalos dhe ambiciet e mia ne politike por per momentin nuk eshte ne interesin primar timin.

Exit mobile version