Deputeti Kreshnik Çollaku foli me bindje se asnjë anëtari, deputeti, ish-deputeti dhe zyrtarit të Partisë Demokratike nuk i është ndaluar hyrja në seli.
Por, Klevis Balliu e sfidoi.
“Do të jesh nesër atje?”, i tha ai gjatë debatit të zhvilluar në Politico në Top Neës.
“Po mo, atje do të jem”, u përgjigj Çollaku.
“Ok, në 12 do të vijmë ne nesër atje, do të na e hapësh derën që të hyjmë brenda?”, e pyeti Balliu.
Çollaku u përgjigj se “po”, por me kushtin që ai duhet të hyjë në seli si ish-deputet, apo anëtar i Partisë Demokratike.
“Me statusin e komisionit të rithemelimit nuk mund të hyjë se ky Komision nuk njihet nga PD. Ky është një status që ju ja keni dhënë vetes”, tha Çollaku.
Autori i emisionit, Alfred Lela përfitoi nga ky debat mes dy demokratëve. “U gjet edhe tradhtari i Bashës që do të hapë derën nesër”, tha ai.