Bujqësia është ndër sektorët që merr pak ose aspak vëmendjen e duhur në vendin tonë. Ndonëse ky sektor ka një prodhimtari të lartë të kulturave të ndryshme bujqësore, ende është larg vendeve fqinje s ai përket mbështetjes nga instancat shtetërore. Për pedagogun e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Lush Susaj, problemet e bujqësisë në vendin tonë jane tek skemat mbështetëse të qeverisë. Pedagogu Lush Susaj me origjinë nga Tropoja ka jetuar e punuar në Mat që nga vitit 1987 deri në vitin 2000.
Pedagogu Lush Susaj thotë se Mati ka potenciale të jashtëzakonshme në sektorin e Bujqësisë.
Për Susajn shteti duhet të japë më shumë subvencione dhe të sigurojë tregun për prodhimet e brendshme në mënyrë që fermerët të ndjehen të sigurtë.
Nga ana tjetër, një tjetër politikë që duhet të ndiqet nga qeveria, sipas Susajt është edhe vëmendja që duhet të ketë shteti ndaj arsimit profesional.
Duke qenë pjesë e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Lush Susaj thotë se ka interes në shtim për degët e studimeve në bujqësi, pasi janë profesione që të sigurojnë treg pune.