Intensiteti i reshjeve të sotme të dëborës ishte më i lartë në zonat e ulta. Kështu trashësia më e madhe e dëborës ishte në qytetin e Klosit se sa në zonat e tjera deri në mesditë. Rrugët e qytetit të Klosit ishin të mbuluara nga dëbora, ndërsa pati pak lëvizje qytetarësh.
Reshjet e borës vijuan pa ndërprerje gjatë gjithë ditës, duke bërë që gjithçka të mbulohej me petkun e bardhë të saj. Problemet në zonat e thella të Bashkisë së Klosit kanë nisur, sidomos në njësinë administrative Xibër e Gurrë.
Autoritetet kanë nisur punën për mbajtjen nën kontroll të rrugëve urbane dhe rurale për të mos lejuar bllokimin e qarkullimit me automjete.
Ndërsa situata pritet të agravohet më shumë në orët në vijim, për shkak edhe të uljes së ndjeshme që do të pësojnë temperaturat gjatë natës.
Edhe në aksin Burrel – Skuraj pati probleme gjatë gjithë ditës ku shumë mjete u bllokuan në Baz e në Shkopet, mes tyre edhe një kortezh mortor. Megjithëse kjo situatë u raportuar ditë më parë nga sinoptikant, siduket autoriteteve të mirëmbajtjes së rrugëve nacionale nuk ju ka mjaftuar të bëhen gati, megjithëse në sezonin e dimrit janë të detyruar që të jenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri.