Të dhënat e pulbikuara nga Instituti i Statistikave të vendit tonë tregojnë një numër në rënie të lindjeve nga viti në vit. Instat ka nxjerr shifrat për tre mujorin e fundit të vitit të kaluar ku vihet re një rënie e lindjeve në të gjithë vendin.

Qarku Dibër zë mesin e tabelës së 12 Qarqeve të vendit tonë. Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT, rezulton se në këtë qark 3 mujorin e fundit të vitit 2021 kanë lindur 328 fëmijë, ndërsa në 3 mujorin e vitit 2022 292 fëmijë.

Gjatë vitit 2021 në Qarkun Dibër pati 1469 lindje, ndërsa në gjithë vitin 2022 pati 1165 lindje, duke pësuar një rënie prej 304 lindje më pak.

Sipas të dhënave të INSTAT numri i lindjeve ka ardhur në rënie çdo vit, ku në katër vitet e fundit ka zbritje deri në rreth 30% lindje më pak.

Ekspertët e lidhin rënien e shumrit të lindjeve me shumë faktor ku më kryesorët mbetet faktori ekonomik ku shumë familje e shohin të pamundur të kenë shumë fëmijë. Një tjetër problem mbetet edhe largimi i të rinjëve të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme të botës.

Numrit më të ulët të lindjeve në vitin 2022 e mban Qarku Berat me 884, ndërsa numrin më të lartë Tirana me 8427.

Dritan Kurti