Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëron se gjatë ditën së sotme dhe të nesërme, ka rrezik të lartë për zjarret në pyje në qarkun Kukës dhe në qarkun Dibër.

IGJEUM thotë se gjatë këtyre dy ditëve nuk priten rreshje shiu në asnjë qark ndërkohë që temperaturat do të variojnë nga 16 deri në 37 gradë celcius.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e premte dt.13) dhe nesër (e shtunë dt.14) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Kukës dhe Dibër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të lokalizuara pritet rrezik “I LARTË”, konkretisht: Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp).

Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

RESHJET

Sot pasdite (e premte dt.13) dhe nesër (e shtunë dt.14) nuk priten reshje në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 37 °C
në vendet e ulëta: 21 / 37 °C
në vendet malore: 16 / 32°C

Era

Sot pasdite (e premte dt.13) dhe nesër (e shtunë dt.14) era pritet të fryjë e lehtë.