Nga Danimarka vjen një ide shumë origjinale në prag të rifillimit të kampionateve pa praninë e tifozëve.
Skuadra AGF, në prag të rinisjes së Superligaen në 29 maj, ka përgatitur një tribunë virtuale në stadiumin ku luan ndeshjet e saj. Për ndeshjen ndaj Randers, do të instalohen ekrane gjigante ku do të shfaqen fytyrat e tifozëve të cilët do ta ndjekin ndeshjen të lidhur në Zoom.
Kështu, tifozët do të shohin dhe do të dëgjojnë, nëpërmjet ekraneve anës fushës dhe altoparlantëve në “Ceres Stadium”, mbështetjen e tifozëve të tyre. @A2CNN në Facebook