Policia e Krujës ka arrestuar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjetën rreth 39 kg lëndë narkotike, cannabis sativa.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas i shpallur në kërkim fshihej në banesë dhe dispononte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit H. F., të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e Policisë.