Ende asnjë gjurmë të 18 vjeçarit në Dibër

Kërkimet për gjetjen e 18 vjeçarit nga fshati Dipjakë i Dibrës kanë rezoltuar deri tani të pasukseshme. Ndërkohë mësohet se që prej ditës së djeshme, janë ndërprerë kërkimet nga banorët e fshatit të cilët kishin dalë në territorin Maqedonas.

Kjo ka ndodhur me kërkesë të policisë shqiptare e cila ju ka kërkuar të mos dalin në anën e Maqedonisë së Veriut, pasi do të konsiderohet shkelje e kufirit në mënyrë të paligjshme.
Kjo ka bërë që familjarët të revoltohen me autoritetet shqiptare të cilat deri tani nuk kanë vënë në dispozicion një helikopter apo dron për kërkim nga ajri.

Nga ana e fqinjëve, mësohet se janë angazhuar shumë forca policore të cilat po krehin zonën ku dyshohet se i riu nga fshati Dipjakë i Njësisë Administrative Sllovë, ka qenë duke mnbledhur bimë medicinale. Po ashtu, autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut kanë kontrolluar edhe zona të tjera, me dyshimin që 18 vjeçari të ketë humbur rrugën.

Por deri të hënën, nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij, duke lënë familjarët në ankth dhe pritje.