Ky është Harrie (Herri), shtetas hollandez i cili prej një dekade e viziton Matin rregullisht. Ai thotë se është i dashuruar me natyrën e Matit dhe njerëzit që janë shumë paqësorë. Këtë vit, Herri ka mbërritur këtu që në muajin Maj dhe do të qëndrojë deri në mes të muajit Tetor.
Kemi 10 vite që vijmë këtu në Suç. Këtë vit kemi ardhur në Maj, dhe do të kthehemi në mesin e Tetorit në Hollandë. Kemi udhëtuar shumë përgjatë Shqipërisë. Kemi makinë për terrene të vështira. Kemi udhëtuar nga Veriu në Jug. Na pëlqen natyra dhe sidomos njerëzit sepse janë shumë të miqësor. Fshatrat e Matit më pëlqejnë shumë. Mbaj kontakt me shumë për banoreve.
Kureshtja e parë e tij për të njohur Shqipërinë ka qenë në vitin 1981 teksa ndodhej në një udhëtim në Greqi dhe nuk lejohej futja në territorin shqiptar.
Në vitin 1981 ne udhëtuam për në Greqi. Morëm rrugën përgjatë Jugosllavisë, dhe duke qenë se ne nuk lejoheshim te futeshim brenda territorit të Shqipërisë ishim gjithmonë kurioz se çfarë ndodhet përtej atij kufiri. Gjithmonë thoja , “Pse të mos shkoj”. Prandaj në Vitin 2013 erdhëm për të vizituar Shqipërinë.
Herën e parë që erdha në shqipëri isha bashkë me disa shokë dhe udhëtuam vetëm me kamper. Ishte tepër zbavitëse. Vitin tjetër u kthyem sërish për të vizituar pjesën kulturore të Shqipërisë. Vizituam qytetet si Berat, Gjirokastër, Sarandë etj. U ndalëm në Suç dhe këtu takuam njerëz shumë të dashur dhe prandaj kthehemi çdo vit. E duam shumë Shqipërinë.
Por çfarë është ajo që nuk shkon me vendin tonë, në sytë e një turisti?
Shqiptarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm për mënyrën se si hedhin mbeturinat. Mbeturinat janë kudo, dhe kjo normalisht nuk është mirë për natyrën. Unë do të doja shumë që njerëzit të mendonin më shumë se si ta mbronin mjedisin. Kjo do ta përmirësonte shumë Shqipërinë. Kur jemi duke lëvizur me makinë kemi parë shpesh njerëz që hedhin kanaçe, paketa cigaresh dhe mbeturina të ndryshme nga dritarja e makinës së tyre. Kjo na le një shije të hidhur sa herë kthehemi.
Herri shton se Shqipëria është ndryshe nga çfarë i është thënë deri tani. Imazhi negative, nuk ekziston për të ndaj dhe rikthehet çdo vit.
Po sa herë ju them të afërmve ose shokëve në Hollandë që po ik në Shqipëri ato gjithmonë më thonë “Pse po ikën atje, është vend i rrezikshëm, mafja është kudo” dhe unë ju them që kemi 10 vite që vizitojmë shqipërinë dhe kurrë s’kemi patur ndonjë problem me sigurinë tonë. Njerëzit këtu janë shumë të afruashëm me turistët. Në Hollandë ju them gjithmone, nëse keni pak dëshirë të vizitoni Shqipërinë, atëherë ju lutem hajdeni sepse do ndryshoni mendjen tërësisht për të.