Minatorët që punojnë në galeritë e minjerës së Bulqizës dhe që kërkojnë më shumë të drejta, përfundojnë të papunë. I tillë është edhe rasti i ish minatorit Ferat Kurti. Ai ka punuar për 3 dekada në galeritë e minjerës së Bulqizës, por ka mbetur papunë pasi sipas tij kërkoi më shumë të drejta tek eprorët. Kurti është papunë që prej vitit 2017, vetëm pse kërkoi kushte më të mira në punë.
Ish minatori Ferat Kurti thotë se punëtorët e nëntokës në minjerën e Bulqizës bëjnë nga tre procese pune, por paguhen vetëm për një.
Nga ana tjetër ish minatori Ferat Kurti thotë se minjera e Bulqizës është e minatorëve, por këta të fundit kanë frikë të ngrejnë zërin pasi pushohen menjëherë nga puna.