Është hedhur më në fund shorti që përcaktoi kalendarin e ndeshjeve të kategorisë së parë në futboll. Matjanët do të luajnë në transfertë këtë të shtunë ku do të përballen me Shkumbinin e Peqinit. Megjithatë, transferta nuk e ka trembur aspak trajnerin e Burrelit, Gentjan Stojku i cili shprehet se çdo ndeshje do të vklerësohet në maksimum qoftë brenda apo jashtë fushe.
Po këtë të hënë, ekipit të Burrelit i është shtuar një tjetër futbollist. Në radhët e lojtarëve që do të përëjnë këtë skuadër në këtë sezon është edhe qendërmbrojtësi Gëzim Hoxha që më parë ka qenë pjesë e ekipit të Tomorit. Stojku tha se do të jetë traditë që ekipi do të kërkojë maksimumin në ndeshjen e radhës, pa e patur mendjen tek ndeshja pasuese.

Matjanët do të luajnë dy ndeshje radhazi jashtë fushe, të shtunën me Shkumbinin një javë më pas me Egnatian e për t’ja nisur në Burrel kundër Dinamos në javën e tretë.

Hidhet shorti i të parës, Stojku: “Përgatitemi për sfidën e parë”