Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu është thirrur në SPAK paraditen e sotme. Mziu para se të bëhej deputet ka pasur dhe postin e kryetarit të bashkisë së Kamzës.
Pikërisht për këtë post është thirrur në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për një hetim, dosjen e të cilit e ka në dorë prokurori Elvin Gogaj. Bëhet fjalë për dy tendera pastrimi të qytetit kur ka drejtuar bashkinë Kamëz.
“Isha si person në dijeni, lidhur me një kallëzim të bërë nga këshilltarët bashkiakë për disa tendera të vitit 2019” tha Mziu për gazetarët pasi doli nga SPAK.