Nje periudhe te pazakonte pandemie e cila ka pushtuar jo vetem Shqiperine edhe matjanet po luajne pjesen e tyre ne kete “lufte” me Covid-19.

Mattv.al ka sjelle me pare rastet e matjaneve te cilet ndodhen ne epiqendren e koronavirusit ne bote ne Itali te cilet te palodhur dhe te patrembur rrezikojne jetet e tyre per te shpetuar jete te tjera.

Sot ministja e shendetesise Ogerta Manastirliu ka falenderuar kryeinfermierin Ilir Velsula nga Xibri i cili punon ne spitalin infektiv.

Manastirliu ka vlersuar Velsulen per perkushtimin e tij ne misionin per te shpetuar jete.

Statusi i MSH Ogerta Manastirliu

Kryeinfermieri Ilir Velsula punon pa u lodhur çdo ditë në vijën e parë të frontit në shërbim të pacientëve të prekur nga #COVID19 në spitalin infektiv, me sakrificë e përkushtim, me misionin për të shpëtuar jetë🙏🏼

#Infermirët po bëjnë një punë heroike në përballjen me #covid19