Rruga Herebel – Peshkopi është segmenti i fundit i rrugës së Arbrit që lidh Dibrën me Tiranën. Ndërtimi i kësaj rruge ka nisur pak muaj më parë dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm distancën mes Peshkopisë dhe kryeqytetit. Gjatë vizitës së tij gjatë ditës së djeshme në Dibër, Kryeministri Edi Rama shoqëruar nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministre, Belinda Balluku, pikërisht ky investim ishte ndalesa e radhës.
Puna për ndërtimin e kësaj rruge, ku një pjesë e konsiderueshme është trase e re, është përqendruar në disa pjesë që nga hyrja në lagjen Dobrovë në Peshkopi e deri në fshatin Herebel në afërsi të Maqellarës. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se kjo rrugë jo vetëm shkurton distancën mes Dibrës dhe Tiranës, por ndihmon edhe në zhvillimin e turizmit.
Kryeministri Edi Rama gjatë së mërkurës në Dibër vizitoi disa kantiere ndërtimi në rrugë, shkolla etj.