Përfaqësia e banorëve të fshatrave Gjoçaj, Zall-Gjoçaj, Dukagjin dhe Lami Madh vazhdojnë rezistencën në emër të banorëve të këtyre fshatrave, kundër ndërtimit të heceve në zallin e Melthit. Të mbështetur edhe nga ambjentalisti Sazan Guri ata ishin në një takim me kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Kryetari i Fshatit Gjoçaj Adem Gjokola dhe banorët Adem Lala e Agim Koleci thanë se nuk do të lejojnë për asnjë çmim që hidrocentrali të ndërtohet.

Ndërkohë ambjentalisti Sazan Guri tha se se janë shkelur 12 ligje për të ndërtuar HEC-in. Ai shtoi se çështja tashmë do të shkojë në gjykatë për ndërprerjen e punimeve.

Prej muajsh banorët e katër fshatrave Gjoçaj, Zall-Gjoçaj, Dukagjin dhe Lami Madh kundërshtojnë ndërtimin e HEC-eve në zallin e Melthit.