Ndërtimi i rrugës së Arbrit dhe kthimi i lëvizjes së një pjese të banorëve të fshatit Gurë i Bardhë nëpërmjet rrugës së fshatit Shkallë, ka lënë në harresë të plotë rrugën e mëparshme.
Gjendja e rrugës së vjetër që dikur lidhte gjithë njësinë Xibër me qytetin e Klosit është tejet e amortizuar. Siç duket nga pamjet, kushtet atmosferike kanë bërë punën e tyre duke krijuar gropa të mëdha dhe çarje të trasesë së rrugës.
Por edhe pse është hapur rruga e Arbrit, banorët e lagjes Petralbë, kalojnë nga kjo rrugë që nis nga rreth-rrotullimi i fshatit Fshat. Më problem është rruga e Petralbës e cila është bërë gati e pakalueshme.
Banorët e Petralbës jashtë kameras u shprehën se rruga ka degraduar në këtë mënyrë që me hapjen e rrugës së Arbrit pasi një pjesë e madhe e automjeteve qarkullojnë në aksin nga “Ura e Spates” në Shkallë, Qaf Ujk e në Gurë të Bardhë.
Ata kërkojnë që edhe aksi i vjetër të mirëmbahet pasi ka distancë më të shkurtër për t’i lidhur ata me qytetin e Klosit pasi nukkanë nevojë të dalin në Xibër teksa e kanë vetëm pak kilometra larg fshatin Fshat.
Enver Doçi