Sjellja model e tyre duke mos krijuar asnjë incident la pa fjalë edhe stjuartët, që gjithashtu pas përfundimit të takimit i përshëndetën përzemërsisht për sjellen korrekte që bën gjatë gjithë 90 minutave të takimit.
Pas përfundimit të ndeshjes për shkak të sigurisë, na është dashur që të qëndrojmë rreth një orë brenda në stadium për të dal jashtë.
Edhe pse hidhërimi ishte i madh në fytyrat e tyre pas asaj humbje të pamerituar ku u shuan shanset për kualifikim, pas përfundimit të ndeshjes, shfaqja spektakolare e tyre vijonte ende.
Ishte një gjë fantastike teksa i shihje që kërcenin dhe këndonin në kor këngë për Shqipërinë, edhe pse kishin udhëtuar rreth 1 mijë kilomentra dhe që kishim dal përfundimisht nga gara për një vend në Europian, duke hedhur pas krahëve lodhjen dhe mërzitjen e asaj disfate.
Të njëjtën gjë bën dhe në transfertën kundër Moldavisë ku nuk hezituan të udhëtonin të përkrahnin djemtë kuqezi.
Banderola e shpalosur që kishte një mesazh të qartë për një milardier me post në FSHF ishte “qershia mbi tortë” në atë takim, që i drejtohej Arben Dervishajt i cili i ka ofenduar më një fjali raciste duke i cilësuar si “hallexhinj”, ndërkohë që ende nuk ka kërkuar falje për këtë ofendim të turpshëm.
Ata janë djem që kudo që shkelin kanë respektin e mijëra sportadshësve, ndërsa ky personazh ka përbuzjen e çdo tifozi shqiptar.
Janë “hallexhinjtë” që magjepsin dhe i duartrokasin në çdo vend të Europës, ndërsa i vjedhin, i përbuzin dhe nuk i respektojnë në vendin e tyre, njerëz që nuk kanë lidhje me futbollin.