Një hajdut shqiptar është vënë pas hekurave pas pranimit të vjedhjes së më shumë se 500 mijë paundëve stoli dhe sendeve me vlerë.
Asdrit Kapaj hynte në shtëpitë e të pasurve në jug-perëndim të Londrës, madje një prej këtyre rezidencave i përkiste legjendës së tenisit Boris Becker.
Kapaj emigrojë në Britani të Madhe pas trazirave në Kosovë, dhe kishte në pronësi një dyqan peshku dhe çaji në Mançester, ndërsa në Londër shkonte për të kryer sulmet gjatë natës.
42-vjeçari, i cili nuk kishte precedent të mëparshëm penal, ishte i kujdesshëm, duke mos lejuar alarmet të aktivizoheshin si dhe tregonte kujdes në maskimin e vetes.
Por pasi ai u kap me një palë dorashka dhe një elektrik dore në shkurt, ai këtë të enjte pranoi se qëndronte pas 21 vjedhjeve dhe dy vjedhjeve të tentuara, dëme që arrinë vlerën e rreth 542,000 paund për pronarët e rezidencave.
Prokurorët dyshojnë se ai ka kryer shumë më shumë ndërhyrje, me disa vlerësime se ai mund të ketë vjedhur nga 200 në 400 shtëpi, ku vlera totale e sendeve të vjedhura kap 10 milionë dollarët.
Ish-kampioni i Wimbledon, Boris Becker dhe ish-futbollisti i Premier Ligës, Nicolas Anelka, ishin ndër banorët të cilët dyshohet se janë grabitur nga Kapaj, madje, shqiptari ka arritur të diktohet nga Nicolas Anelkas dhe ky i fundit e ka ndjekur nga pas me vrap tek oborri i banesës por Kapja ka arritur të shpëtojë.