Një tjetër pallat, i cili do të rehabilitohet plotësisht falë programit kombëtar të strehimit social, është edhe ai i ish-oficerave në lagjen “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit. Prej disa ditësh ka nisur zbatimi i projektit i cili do të rikonstruktojë totalisht këtë objekt banimi që do të strehojë banorët që jetojnë aty prej vitesh. Për të parë nga afër fillimin e punimeve ishte këtë të martë në Burrel Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj. Ky i fundit e njohu Ministrin Gonxhja me projektin në fjalë teksa tha se jo vetëm banorët do të kenë banesa totalisht të rikonstruktuara, por kati i parë i këtij objekti, i cili deri tani ka qenë bosh, do të vendoset në dispozicion të administratës

Nga ana tjetër, Ministri Gonxhja tha se projektet e Bashkisë së Matit për strehimin social apo për banesa me kosto të ulët kanë gjetur mbështetje direkte pasi janë projekte profesionale.

  Rikonstruksioni i ish-pallatit të oficerave, në Burrel, përfshin rehabilitimin e të gjitha ambjenteve si dhe veshjen me sistemin kapot të efiçencës së energjisë elektrike.